Sport

Trajneri maqedonas Malinkov merr drejtimin e Vëllaznimit

Trajneri maqedonas Ljupço Malinkov është emëruar kryetrajner i klubit të Superligës së Kosovës në basketboll Vëllaznimi.

Malinkov është ndihmës-trajner i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në basketboll.

Nga Vëllaznimi është paralajmëruar për përforcime të reja në ditët në vijim.

Ndërkohë Rahoveci ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me basketbollistin Alban Veseli.