Sport

Drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës konfirmon se Zeqiri mbetet te ky vend

Drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës konfirmon se Zeqiri mbetet te ky vend
19:13

Drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës konfirmon se Zeqiri mbetet te ky vend

Nga Federata e Futbollit të Zvicrës është konfirmuar se Andi Zeqiri, ka shprehur dëshirën që të luajë edhe më tutje për Zvicrën.

“Ne jemi rregullisht në kontakt me Andi Zeqirin. Ai sot na ka kumtuar se edhe mëtutje dëshiron të luajë për Zvicrën. Ai e ka bërë këtë deri më tash me shumë kënaqësi dhe vullnet. Ne në këtë kohë, ku ka pasur deklarime tjera për të ardhmen e tij, do ta mbështesim dhe shoqërojmë, siç e kemi bërë deri më tash”, ka thënë drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës, Pierluigi Tami, raporton “Blick”.

Mbrëmë për SuperSport Kosova, babai i Zeqirit, Avdiu, kishte thënë se Andi ka vendosur për Kosovën, por ka mbetur të zgjidhet çështja e dokumentacionit.

Zeqiri vlerësohet talent i madh në Zvicër. Ai është afër kalimit te Brightoni.

18:39

Andi Zeqiri megjithatë vazhdon me Zvicrën

Talenti kosovar Andi Zeqiri megjithatë do të vazhdojë të luajë me Zvicrën. Këtë e ka bërë të ditur agjenti i tij Michel Urscheler nga Gold Kick SA.

“Kompania Gold Kick SA dëshiron të njoftojë, se futbollisti me shtetësi të Zvicrës dhe Kosovës, Andi Zeqiri, sot i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Zvicrës, në të cilën e ka konfirmuar, se edhe mëtutje dëshiron të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës. Kjo duhet (momentalisht) të ndalë spekulimet dhe informatat, që kanë dal nga mediume të ndryshme ndërkombëtare”, ka shkruar agjenti i tij në Facebook.

Babai i Zeqirit mbrëma për SuperSport Kosova kishte thënë se Andi ka vendosur për Kosovën, por se mbetet ende çështja e dokumentacionit të rregullohet. Kjo bëri bujë edhe në mediumet e Zvicrës, ku u shkrua për humbjen e talentit të madh. Por nga kompania menaxhuese e Zeqirit, thuhet se 21-vjeçari ende do të vazhdojë me Zvicrën. I pari i FFK-së, Agim Ademi, vazhdimisht ka theksuar se Zeqiri do të luajë për Kosovën.

Zeqiri është shumë afër transferimit te klubi i Premier Leagues, Brighton. Ai në Zvicër vlerësohet supertalent.