Sport

Unitedi e Evertoni në garë për Milikun

Unitedi e Evertoni në garë për Milikun

Manchester Unitedi dhe Evertoni i janë bashkuar garës për transferimin e sulmuesit polak të Napolit, Arkadiusz Milik, raporton “Daily Express”.

Për Milikun është duke u interesuar edhe Tottenhami. Tottenhami është parë si favorit për transferimin e Milikut, por në garë janë futur tash edhe Unitedi e Evertoni. Për Milikun kishte treguar interesim më herët Roma.