22:46

Pa fitues në derbin mes Romës dhe Juventusit

Ndeshja mes Romës dhe Juventusit nuk ka nxjerrë fitues. Përballja e zhvilluar sonte në “Olimpico” në kuadër të xhiros së dytë të Series A ka përfunduar pa baras 2:2.

Jordan Veretout (31’ penallti dhe 45’) shënoi dy gola për Romën, ndërsa Cristiano Ronaldo (44’ penallti dhe 69’ ) shënoi dy herë për Juventusin.

Për Romën titullar ka qenë Marash Kumbulla dhe luajti tërë ndeshjen. Ai u ndëshkua me karton të verdhë.

Image

 

22:25

Ronaldo realizon edhe golin e dytë

Cristiano Ronaldo ka realizuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Romës. Ai realizoi në minutën e 69-të duke barazuar 2:2.

Juventusi është duke luajtur me një lojtar më pak pas përjashtimit me kartonin e dytë të verdhë të Adrien Rabiotit në minutën e 62-të.

 

 

21:46

Roma në epërsi pas pjesës së parë

Roma është duke udhëhequr 2:1 pas pjesës së parë në ndeshjen derbi ndaj Juventusit. Ndeshja që po luhet në “Olimpico” është e vlefshme për xhiron e dytë të Series A të Italisë.

Jordan Veretout (31’ penallti dhe 45+1’) realizoi dy gola për Romën, ndërsa Cristiano Ronaldo (44’ penallti) realizoi për Juventusin. Për Romën titullar është mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla. Ai u ndëshkua me të verdhë në minutën e 36-të. Te Juventusi në stol është sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni.

 

 

 

 

21:32

Roma kalon në epërsi në përballjen me Juventusin

Jordan Veretout ka realizuar golin e epërsisë për Romën në përballjen me Juventusin. Ndeshja po luhet në “Olimpico” në Romë dhe i takon xhiros së dytë të Series A.

Veretout realizoi nga penalltia. Për Romën titullar është mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla. Ai u ndëshkua me të verdhë në minutën e 36-të. Te Juventusi në stol është sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni.