Sport

Newcastle barazon me Tottenhamin fal golit në minutën e 97-të

Newcastle e ka siguruar një barazim 1:1 sot në udhëtim ndaj Tottenhamit në xhiron e tretë të Premier Leagues.

Callum Wilson realizoi golin e barazimit për Newcastlen në minutën e 97-të nga penalltia. Tottenhami ishte duke kryesuar nga minuta e 25-të me golin e Lucas Mouras.

Në minutën e 93-të Eric Dier luajti me dorë në zonë, ndërsa referi pas rishikimit të aksionit me anë të sistemit VAR akordoi penallti nga e cila shënoi Wilson.