Sport

Interi fiton në fund dramën me Fiorentinën

Foto: Reuters

Me fund dramatik është mbyllur përballja Inter-Fiorentina, e vlefshme për xhiron e dytë të Serisë A. Interi në fund triumfoi 4:3.

Takimi nisi më mirë për Fiorentinën mysafire. Kouame realizoi i pari për epërsinë e Violas. Rezultati u barazua nga Lautaro Martinez në fund të pjesës së parë.

E, në fillim të së dytës, Ceccherini realizoi autogol për t’ia dhenë epërsinë zikaltërve. Por Fiorentina u këndell shpejt dhe me dy gola nga Catrovilli dhe Chiesa përmbysi gjithçka.

Kur ndeshja pritej që të mbyllej me fitoren e Fiorentinës, në skenë dolën Romelu Lukaku dhe Danilo D’Ambrosio që me golat në minutat ’87 dhe ’89 i dhanë fitoren skuadrës së Antonio Contes.