Sport

Rikthimi i pjesërishëm i tifozëve në Superkupën e Evropës, sinjal i mirë për futbollin

Rikthimi i pjesërishëm i tifozëve në Superkupën e Evropës, sinjal i mirë për futbollin

Për tifozin e Bayern Munchenit, Sven Widmann, ia vlejti vozitja deri në Budapest vetëm për të parë lojën e fituesit të Ligës së Kampionëve në Superkupën e UEFA-s, të enjten mbrëma, hera e parë që ai ishte në gjendje ta bëjë këtë në një stadium qëkur pandemia e koronavirusit e goditi Evropën në muajin mars.

"Ndeshja ime e fundit në stadium ishte në muajin mars”, tha Widmann, duke mbajtur veshur fanellën e re të Bayernit dhe duke bërë të ditur se në tribunat e stadiumit “Pushkash Arena” të Budapestit gjatë tërë kohës e ka mbajtur maskën në fytyrë, transmeton KOHA shkrimin e AFP-së.