Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni fiton edhe Superkupën e Evropës

Foto: Reuters

Bayerni, si kampion i Ligës së Kampionave, ka arritur të triumfojë edhe në Superkupën e Evropës duke e mposhtur ekipin spanjoll, Sevillën me rezultat prej 2 me 1 .

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të fitojë këtë takim, dhe ishin vazhdimet ato që e përcaktuan fituesit, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sevilla kaloi së pari në epërsi përmes Ocampos, i cili shënoi në minutën e 13 nga penaltia.

Shifrat i barazoi Goretzka në minutën e 34, pas asistimit nga Lewandowski.

E golin e fitores për Bayernin e shënoi Martinez në minutën e 104.