Sport

Draxler kërkohet nga Lazio

Descriptive Text

Julian Draxler pritet të vazhdojë karrierën në Serie A pasi po kërkohet nga skuadra e Lazios.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Lazio tashmë ka kontaktuar Paris Saint-Germanin për transferimin e Draxlerit.

Mesfushori 27-vjeçar do të largohet nga ekipi francez gjatë këtij afati kalimtar dhe te Lazio po e shohin si përforcim të duhur për sezonin e ri. Kartoni i Draxlerit po vlerësohet rreth 15 milionë euro, shumë të cilën ekipi italian është i gatshëm ta paguajë. Draxler ka kontratë me PSG-n deri vitin tjetër, kurse karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu e Schalke. Këtë edicion, ai ka tri paraqitje në kampionatin francez dhe një gol të shënuar.