Autogoli i Christian Fusch dhe shënimi i të riut Eddie Nketiah, i kanë dhënë fitoren Arsenalit përballë Leicester Cityt. Përballja e rrethit të katërt të kësaj gare për Arsenalin mund të jetë kundër Liverpoolit, që të enjten luan në udhëtim te Lincoln City, që bën gara në League One.
James Maddison luajti për herë të parë te Leicesteri këtë sezon dhe e qëlloi horizontalen, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea ndërkohë e shkatërroi skuadrën e Barnsleyt, duke e mposhtur 6:0.
Transferimi që i kushtoi Chelseat 71 milionë funte, Kai Havertz, realizoi hat-trick.
Ishin këto golat e para të 21-vjeçarit me klubin e ri. Gjermani u transferua nga Bayer Leverkuseni më herët gjatë këtij muaji. Në listën e realizatorëve për skuadrën që udhëhiqet nga Frank Lampard u shënuan edhe Tammy Abraham, Ross Barkley dhe Olivier Giroud.
Fitore të thellë ka shënuar edhe Newcastle United, që mposhti Morecamben 7:0 në udhëtim, ndërsa Evertoni fitoi në shtëpi te Fleetwood Town, 5:2.