Sport

De Boer favorit për të marrë drejtimin e Holandës

De Boer favorit për të marrë drejtimin e Holandës
Foto: Reuters

Frank De Boer është favorit për ta marrë drejtimin e Holandës. De Boer pritet ta zëvendësojë Ronald Koemanin, që është larguar pasi ka marrë postin e trajnerit të Barcelonës.

De Boer do të firmosë kontratë të vlefshme deri pas Botërorit 2022 dhe pritet të jetë në bankinë të Holandës në tri ndeshjet e radhës ndërkombëtare.