Sport

Rahoveci nis konsolidimin, nuk garanton pjesëmarrjen në Ligën Unike

Rahoveci nis konsolidimin, nuk garanton pjesëmarrjen në Ligën Unike

KB Rahoveci prej të hënës ka nisur mobilizimin për edicionin e ri, por nuk do të ketë synime të mëdha sikurse edicionet e shkuara në Superligën e Kosovës në Basketboll. Në klub insistojnë se do të luftojnë për mbijetesë derisa kanë lënë pezull edhe pjesëmarrjen në Ligën Unike që pritet të startojë muajin e ardhshëm.

Rahoveci është njëra prej katër skuadrave elitare të Kosovës që janë propozuar nga FBK-ja për të garuar në ligën e përbashkët me Shqipërinë.