Mërgim Berisha e Albert Vallçi i janë afruar fazës grupore të Ligës së Kampioneve me Salzburgun. Salzburgu sonte ka triumfuar 2:1 në udhëtim ndaj Maccabi Tel Avivit, në ndeshjen e parë të barazhit për një vend në fazën e grupeve në Champions.
Berisha ishte titullar dhe luajti pjesën e parë, ndërsa Vallçi qëndroi në stol e nuk u aktivizua fare. Ndeshja e kthimit luhet në Austri më 30 shtator.
Sonte janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera. Slavia e Pragës luajti pa gola në shtëpi ndaj Midtjyllandit, ndërsa Krasnodari fitoi 2:1 në shtëpi ndaj PAOK-ut. Te PAOK-u në stol ishte Enea Mihaj.