Sport

Musolli zyrtarizohet te Gjilani

Musolli zyrtarizohet te Gjilani
Foto: SC Gjilani/Facebook
17:00

Musolli zyrtarizohet te Gjilani

Besar Musolli është zyrtarizuar nga Gjilani. Musolli 31-vjeçar është kthyer në Kosovë pas tetë vjetëve të kaluara në Shqipëri te Kukësi.

Për Musollin, Gjilani është vetëm klubi i dytë në Kosovë, pas Hysit.

“Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. SC Gjilani i dëshiron mirëseardhje Musollit”, është thënë nga klubi gjilanas.

13:37

Musolli sot prezantohet te Gjilani

Mesfushori Besar Musolli sot do të prezantohet nga skuadra e Gjilanit, ka mësuar të martën KOHA.

Sipas burimeve të afërta me futbollistin, Musolli ka marrë dokumentacionin e nevojshëm nga Shqipëria dhe te Gjilani do të kalojë si lojtar i lirë.

“Besari sot do të prezantohet te Gjilani. Ai ka marrë fletlëshimin nga Federata Shqiptare e Futbollit”, ka thënë në kushte anonimiteti një i afërm i Musollit.

Musolli 31-vjeçar në futbollin kosovar kthehet pas një kohe të gjatë. Së fundi ka luajtur te Kukësi, derisa karrierë ka bërë edhe te Hysi.