22:23

Rashani gol dhe asist në fitoren e ODD-it

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, ka realizuar një gol dhe asistuar një tjetër në fitoren 2:0 që klubi i tij ODD e ka shënuar në shtëpi ndaj Stabaekut sonte, në xhiron e 18-të të elitës së futbollit të Norvegjisë.

Rashani realizoi golin e parë në minutën e 28-të dhe asistoi të dytin në minutën e 78-të. Ai luajti 93 minuta. Rashani këtë edicion i ka shënuar dy gola dhe i ka asistuar katër tjerë, në 13 ndeshje sa i ka luajtur në Eliteserien.

21:31

Rashani shënon golin e dytë sezonal

Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, ka realizuar golin e dytë sezonal.

Rashani ka realizuar gol në minutën e 28-të, ndërsa Odd po kryeson 1:0 ndaj Stabaekut pas pjesës së parë. Ndeshja i takon xhiros së 18-të të elitës së futbollit norvegjez.