Dy futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës kanë qenë protagonistë në ndeshjen e Zurichut ndaj Young Boysit në Superligën e Zvicrës, në xhiron e parë.
Benjamin Kololli, që së fundmi po luan në rolin e sulmuesit, ka shënuar gol të mrekullueshëm në minutën e pestë, ndërsa në minutën 44-të u detyrua të linte fushën për shkak të një lëndimi.
Në anën tjetër, mesfushori qendror Hekuran Kryeziu pasi mori dy kartonë të verdhë u detyrua të linte fushën në minutën e 56-të, në kohën kur rezultati i ndeshjes ishte 1:1.
Në fund, Young Boys fitoi 2:1.