Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri siguron shërbimet e Cengiz Underit

Leicesteri ka arritur të sigurojë shërbimet e yllit të Romës, Cengiz Under, raporton Sky Sport Italia.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se turku do të transferohet te klubi anglez në formë huazimi për një vjet me obligim të blerjes në verën e ardhshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për huazimin e tij Leicesteri do t’i paguajë Romës 3 milionë euro, kurse verën e ardhshme do t’ia paguajë edhe 24 milionë euro të tjera, transmeton KOHA.

Në orët e ardhshme Under pritet që të kryejë testet mjekësore.

Underi largohet nga Roma pas tri sezoneve në Olimpico, me ç’rast 23 vjeçari ka kontribuuar me 17 gola e 12 asistime në 88 paraqitje.