Sport

Ylli përforcohet me amerikanin Regis

Descriptive Text

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, është përforcuar me basketbollistin amerikan Daniel Regis.

Regis luan në pozitat 4/5, ndërsa stinorin e kaluar ishte pjesë e klubit të elitës portugeze Esgueira. Në 21 ndeshje ai pati mesatare prej 11 pikëve, shtatë kërcimeve e një bllokade.

“Regis do të jetë ndihmë e madhe për ekipin tonë për arritjen e objektivave në Superligën e Kosovës dhe në Ligën Unike të Basketbollit”, thuhet nga Ylli.