Denver Nuggetsi është bërë ekipi i parë në NBA që është rikthyer dy herë nga kthesa 3:1 brenda një edicioni të NBA-së, duke arritur kështu në finale të Konferencës Perëndimore.
Denveri e ka mposhtur në gjysmëfinale të Konferencës, LA Clippersin me 4:3 në fitore. Të martën mbrëma Denveri triumfoi 104:89 ndaj Denverit, për të kompletuar rikthimin historik.
Jamal Murray me 40 pikë ishte më efikasi te Denveri.
“Ne besojmë në njëri-tjetrin”, ka thënë Murray 23-vjeçar.
Denveri edhe në raundin e parë të plejofit u desh të kthehej nga disavantazhi 3:1 ndaj Utah Jazzit për të kaluar në raundin tjetër.
Denveri në finale të Perëndimit do të përballet me LA Lakersin.
Në finalen e Konferencës Lindore, Miami Heat e ka fituar ndeshjen e parë të serisë ndaj Boston Celticsit. Miami triumfoi 117:114.