Sport

Grealish firmos kontratë të re me Aston Villën

Jack Grealish ka nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare në Aston Villa.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë lojtari, ku ka bërë të ditur se është i lumtur me vazhdimin e kontratës. “Jam i lumtur me vazhdimin e kontratës.

Aston Villa është shtëpia ime dhe unë jam shumë i lumtur këtu”, deklaroi Grealish. 25-vjeçari me kontratën e re do të përfitojë rreth 140 mijë funte në javë dhe do të jetë pjesë e Aston Villas deri në vitin 2025.