Sport

Gjilani vazhdon të gjejë lojtarë në Shqipëri, Mezani i vlerëson me cilësi të konfirmuara

Gjilani vazhdon të gjejë lojtarë në Shqipëri, Mezani i vlerëson me cilësi të konfirmuara

Mesfushori Arbër Çyrbja është përforcimi më i ri te nënkampioni i Kosovës në futboll, Gjilani. Çyrbja është edhe lojtari i fundit që transferohet nga Gjilani për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, të hënën, pak orë pas prezantimit të mesfushorit Çyrbja, ka thënë se ekipi i tij u ka dhënë fund përforcimeve për edicionin 2020/21, që pritet të nisë në vikend.