Sport

Lacazette shënon golin e parë në Premier Ligë në edicionin e ri, vendos rekord

Descriptive Text

Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Fulhamit, në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Premier Ligë.

Vetëm nëntë minuta iu deshën “Topçinjve” për të shënuar ndaj rivalit lokal, transmeton KOHA.

Ishte sulmuesi francez Alexandre Lacazette ai që shënoi golin e parë për edicionin 2020/21.

Lacazette me këtë rast ka vendosur rekord, duke u bërë lojtari i parë që shënon golin e parë në më shumë se një herë.

Ai kishte shënuar golin e parë në sezonin 2017/18 kundër Leicesterit.

Lacazette opens the scoring. #afc pic.twitter.com/DQgAQampUl