Sport

Gjeçaj: Liga Unike e mirëseardhur, por në moment të keq

Foto: Driton Paçarada / KOHA
Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Ish-basketbollisti i njohur shkodran, Bledar Gjeçaj, ka pranuar se Liga Unike e Kosovës dhe e Shqipërisë është garë e mirë, por që është themeluar në një moment të keq.

Gjeçaj, që ende mbahet në mend për suksesin që kishte në Kosovë si lojtar, thotë se momenti nuk është i duhuri pasi klubet në të dyja vendet shqiptare janë goditur rëndë financiarisht nga pandemia.