Sport

Admir Mehmedi pret lojë të vështirë në Kupë

Admir Mehmedi pret lojë të vështirë në Kupë

Wolfsburgu do të udhëtojë te skuadra Union Furstenwalde në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. Këtë udhëtim e ka vlerësuar tejet të vështirë sulmuesi shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Admir Mehmedi.

“Detyra të lehta në Kupë? Unë e di nga ekipi përfaqësues kundër përfaqësueseve më të vogla. Ju vetëm mund të humbni. Mund të bëni vetëm diçka të gabuar. Nuk do të jetë lojë aspak e lehtë, ata nuk do të shtrijnë qilimin e kuq për ne”, ka thënë Mehmedi dy ditë para ndeshjes në Kupë.