Sport

Shpresat e Kosovës fillojnë përgatitjet për ndeshjen me Anglinë

Shpresat e Kosovës fillojnë përgatitjet për ndeshjen me Anglinë
 

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka filluar sot përgatitjet për ndeshjen kundër Anglisë, e cila do të zhvillohet më 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në stërvitjen e parë përzgjedhësi Rafet Prekazi dhe ndihmësi i tij, Erdogan Celina kanë pasur në dispozicion 13 futbollistë, derisa pjesa tjetër e futbollistëve do t’i bashkohen ekipit në stërvitjen e nesërme.