5 perditesime
21:32

Gjilani eliminohet nga Liga e Evropës

Gjilani është eliminuar nga Liga e Evropës, duke pësuar në shtëpi nga Apoeli.

Megjithatë, Gjilani arriti ta çojë në vazhdime skuadrën e Apoelit, që e dominoi këtë takim, transmeton KOHA.

Mysafirët shënuan fitore prej 2 me 0, me të dy golat të shënuara në vazhdime.

Efrem e Ndongala shënuan golat e fitores për Apoelin, që tani kualifikohet në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Evropës.

21:12

Apoeli në epërsi

Apoeli ka arritur të kalojë në epërsi në pjesën e parë të vazhdimeve ndaj Gjilanit.

Ishte Efrem ai që i dha epërsinë ekipit mysafir në minutën e 102 të takimit, transmeton KOHA.

Për të asistoi Ndangala.

20:56

Gjilani – Apoeli, në vazhdime

Gjilani e Apoeli për 90 minuta nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e golit.

Ndeshja tani shkon në vazhdime, dy herë nga 15 minuta, transmeton KOHA.

Apoeli pati rast ideal për të shënuar nga penaltia, por e huqi penaltinë Al Tamari.

20:41

Apoeli huq penaltinë

Apoeli ka dështuar të kalojë në epërsi nga një rast shumë i volitshëm.

Ekipi qipriot nuk arriti të kalojë në epërsi në minutën e 79 të ndeshjes kur u akordua penalit.

I pasaktë nga penaltia ishte Al Tamari.

19:50

Gjilani – Apoeli, pa gola në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Gjilanit dhe Apoelit, me pak raste shënimi.

Për 45 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, transmeton KOHA.

Apoeli arriti të krijojë një rast shënimi, por pa efikasitet.

19:17

Apoeli me dominim ndaj Gjilanit

Kur kanë kaluar 15 minuta lojë në sfidën e sotme të Gjilanit ndaj Apoelit, ekipi vendas ka treguar dominim të lehtë në këta minuta.

Gjithashtu ishte ekipi vendas që arriti të krijojë një rast mjaft të mirë shënimi, por Gjilanin e shpëtoi portieri Enea Koliçi me ndërhyrjet e tij.

Ai pati dy ndërhyrje gjatë të njëjtit aksion.

Te Gjilani me karton të verdhë është ndëshkuar Hajdari.

Ndeshja po zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Evropës.