Sport

Koliçi e di forcën e APOEL-it, por nuk e përjashton mundësinë që Gjilani të befasojë

 

Portieri me përvojë, Enea Koliçi, ka debutuar me fitore te Gjilani. Ai e ruajti portën në fitoren 3:1 ndaj Tre Pennes në San Marino, në fazën parakualifikuese të Ligës së Evropës.

Fillimi me fitore ka gëzuar 34-vjeçarin, që shpreson për shumë fitore me skuadrën gjilanase. Një fitore eventuale në ndeshjen e ardhshme, të enjten ndaj APOEL-it qipriot në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Evropës, do të ishte sukses i jashtëzakonshëm për Gjilanin dhe për futbollin kosovar në përgjithësi.