Sport

Armend Thaqi bashkohet me Ballkanin

Ballkani ka konfirmuar se është përforcuar me Armend Thaqin.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, transmeton KOHA.

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë se mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi sot ka vendosur që të na bashkohet për 2 sezonet e ardhshme. Thaqi do të prezantohet zyrtarisht në ambientet e klubit në ditët në vazhdim”, thuhet në konfirmimin e Ballkanit.