Sport

Tre futbollistë të Ballkanit në Superligën e Turqisë

Tre futbollistë të Ballkanit në Superligën e Turqisë

Tre futbollistë të Ballkanit do të vazhdojnë karrierën në Superligën e Turqisë, ka bërë të ditur kryetari i klubit nga Suhareka, Arsim Kabashi.

Pos Jetmir Topallit që tashmë është zyrtarizuar te skuadra elitare turke Malatyaspor, Kabashi ka konfirmuar se drejt Turqisë do të shkojnë edhe mesufshori ofensiv Blend Baftiu e sulmuesi i krahut Arbër Hoxha. Sipas tij, gjithçka do të mësohet gjatë javës së ardhshme.