Sport

Inspektorati i Punës refuzon ankesën e FFK-së lidhur me vendimin ndaj Ahmetit

Inspektorati i Punës refuzon ankesën e FFK-së lidhur me vendimin ndaj Ahmetit

Inspektorati i Punës ka marrë edhe një vendim në favor të Arianit Ahmetit, lidhur me kontestin e tij me Federatën e Futbollit të Kosovës, organizatën për të cilën ka punuar ai në të kaluarën.

Ahmeti ishte zëvendëssekretar i përgjithshëm i FFK-së për kohë të gjatë dhe person me ndikim në federatën më të madhe sportive në vend. Por ai ishte shkarkuar dhe ishte përjashtuar nga FFK-ja. Në vendimet e FFK-së për Ahmetin, Inspektorati i Punës kishte gjetur shkelje.