Sport

Në Marseille ndalohet bartja e fanellave të PSG-së

Tifozëve të Paris Saint-Germainit u është ndaluar nga policia që të bartin fanellën e klubit në qendër të qytetit të rivalit, Marseille, të dielën kur PSG-ja do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Edhe veshja e rrobave me ngjyra të ngjashme si të PSG-së do të jetë nën monitorim.

Urdhri vjen si pasojë e trazirave të shkaktuara në Marseille gjatë gjysmëfinales që PSG-ja e fitoi ndaj Leipzigut. Një burrë u arrestua pasi sulmoi një tjetër që kishte fanellën e PSG-së. Qindra tifozë të Marseilles kënduan këngët anti-PSG dhe ndezën fishekzjarrë.

Policia u detyrua të dilte me njoftimin se të gjithë tifozëve të PSG-së u ndalohej qarkullimi nga qendra e qytetit, shkruan BBC.

“Qëllimi i vetëm i këtij dekreti ishte të mbrohen tifozët parisienë, dhe në asnjë mënyrë të ndalohej e drejta e lëvizjes”, ka thënë policia.

PSG-Bayern zhvillohet në stadiumin e Benficas në Lisbonë.