Problemet për skuadrat kosovare që e siguruan pjesëmarrjen në garat nuk kanë të ndalur.
Edhe ndeshja ndërmjet Tre Pennes dhe Gjilanit që ishte planifikuar të luhej sonte, është anuluar.
Vendimin për anulimin e takimit e ka marr zyrtari i UEFA-s i deleguar për ndeshje, pasi një futbollist i Gjilanit ka rezultat pozitivë me koronavirus. Ndërkaq, te ekipi i Tre Pennes, të gjithë kanë rezultuar negativë.
Skuadra e Gjilanit, pritet të kthehet sonte në Kosovë.
Gjilani është ekipi i tretë kosovarë që i anulohet ndeshja, për shkak të të infektuarve me koronavirus. Më herë, të njëjtin fat e patën, Drita dhe Prishtina.
Artikuj të ngjashëm
-
Te Gjilani të gjithë negativë në COVID-19, sot zhvillohet ndeshja ndaj Tre Pennes
-
Gjilani e luan nesër ndeshjen me Tre Pennen
-
Pesë futbollistë me COVID-19 te Gjilani
-
Anulohet miqësorja e Gjilanit me Korenë e Veriut
-
Gjilanit i duhet ende kohë për ta nisur edicionin, shtyn ndeshjen edhe ndaj Prishtinës