4 perditesime
22:46

Inter – Sevilla, finalja e Ligës së Evropës

Interi ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Evropës pas fitores bindëse ndaj Shakhtar Donetskut.

Skuadra e Antonio Contes ishte e pamëshirshme në këtë sfidë, duke shënuar fitore prej 5 me 0, transmeton KOHA.

Sulmuesit Lautaro Martinez e Romelu Lukaku ishin në formë të shkëlqyer duke shënuar nga dy gola.

Derisa një gol e shënoi mesfushori D’Ambrosio.

Interi në finale do të përballet me Sevillën, e cila mbrëmë kishte eliminuar Manchester Unitedin.

22:43

Interi shënon edhe golin e pestë ndaj Shakhtarit

Interi po vazhdon ta dominojë Shkakhtar Donetzkun në gjsymëfinale të Ligës së Evropës.

Romelu Lukaku ka shënuar për 5:0, në minutën e 84-t.

22:35

Interi edhe dy gola të shpejtë ndaj Shakhtarit

Interi ka shënuar edhe dy gola të tjerë ndaj Shakhtarit, duke çuar rezultatin në 4 me 0.

Ishin Martinez e Lukaku ata që shënuan.

Secili asistuan për njëri-tjetrin.

22:26

Interi dyfishon epërsinë

Interi ka arritur të gjejë edhe golin e dytë në sfidën e sotme gjysmëfinale ndaj Shakhtarit.

Ishte mesfushori Danilo D'Ambrosio ai që shënoi me kokë në minutën e 64, transmeton KOHA.

Për të asistoi kroati Brozoviq.

Në rast të fitores Interi i bashkohet Sevillës në finale të Ligës së Evropës.

21:21

Martinezi i jep epërsinë Interit

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Shakhtar Donetskut në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Ishte Martinez ai që shënoi një gol të bukur me kokë kur po luhej minuta e 19 e takimit, transmeton KOHA.

Për argjentinasin asistoi Barella.