Sport

Anulohet maratona e Parisit pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Francë

Maratona e Parisit këtë vit është anuluar, pasi Franca po përballet me rritjen e rasteve të reja me COVID-19, shkruan agjencia Reuters.

Maratona e Parisit ishte paraparë fillimisht të mbahej më 5 prill, por u shty shkaku i pandemisë për 15 nëntor. Mirëpo është vendosur tash të anulohet plotësisht.

“Pasi kemi provuar çdo gjë për të organizuar këtë garë, së bashku me qytetin e Parisit, ne jemi të detyruar të anulojmë edicionin e vitit 2020. Të përballur me vështirësi që shumë atletë, veçanërisht ata nga jashtë. Ne do të punojmë përkrah qytetit të Parisit pçër të organizuar edicionin 2021”, është njoftuar nga organizatorët.

Në maratonën e Parisit marrin pjesë mbi 40 mijë garues.

Në qershor, është anuluar maratona e New Yorkut e po sahtu u anulua edhe ajo e Bostonit, për herë të parë në historinë 124-vjeçare.

Po ashtu janë anuluar edhe maratonat e Berlinit e Chigaos, ndërsa në maratonën e Londrës që do të mbahet më 4 tetor, do të garojnë vetëm atletë elitarë.

Franca ka raportuar mbi 236 mijë të infektuar me koronavirusin e ri dhe më tepër se 30 mijë të vdekur nga COVID-19.