Sport

Një futbollist i Barcelonës rezulton pozitiv me koronavirusin e ri

Një futbollist i Barcelonës ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit.

Barcelona ka thënë se i janë bërë testet PCR të martën mbrëma nëntë lojtarëve të paraparë të fillonin fazën parasezonale sot dhe një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Lojtari nuk ka simptome, është në shëndet të mirë dhe është izoluar në shtëpi.

Klubi ka njoftuar se ka raportuar çështjen te autoritetet relevante sportive dhe të shëndetësisë. Gjithë personat që kanë qenë në kontakt me lojtarin janë gjurmuar dhe duhet bërë testin PCR.

Mësohet se lojtari nuk ka qenë në kontakt me asnjë nga lojtarët e skuadrës së parë që pritet të udhëtojë në Lisbonë nesër për të luajtur në fazën finale të Ligës së Kampionëve. 

Rast pozitiv është njoftuar edhe te ekipi i të rinjve i Paris Saint-Germainit.