Sport

“Championsi” nis në Portugali, vendin ku hetimet për kurdisje dhe sulmet fizike janë rutinë për klubet

“Championsi” nis në Portugali, vendin ku hetimet për kurdisje dhe sulmet fizike janë rutinë për klubet
Foto: AP

Portugalia do të jetë në qendër të vëmendjes së futbollit gjatë dy javëve të ardhshme, një vend ku rivalitetet mes klubeve shkojnë shumë përtej fushës së lojës.

Faza vendimtare e Ligës së Kampionëve do të fillojë të mërkurën (sot), në vendin e Evropës Jugore, ku akuzat dhe veprimet joligjore që përfshijnë ekipet më të mëdha të vendit janë rutinë. Zyrtarët e klubeve nuk kanë frikë të sulmojnë njëri-tjetrin publikisht. Qeveria shpesh heton ekipet për pretendime rreth keqbërjeve.