Sport

Llapi transferon malazezin Gradasheviq

Llapi transferon malazezin Gradasheviq

Llapi ka transferuar sulmuesin nga Podgorica, Sava Gradasheviq. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit të Superligës së Kosovës në futboll.

Gradasheviq 27-vjeçar ka bërë karrierë në Mal të Zi duke luajtur për klube si Mornar, Deçiq e së fundi Kom Podgorica. Në 52 ndeshje me Komin ai shënoi 16 gola.