Sport

Shkollat e futbollit me protestë kërkojnë lejimin e stërvitjeve

Descriptive Text

Shkollat e futbollit po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.

Po kërkohet që të lejohet zhvillimi i stërvitjeve.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për të ndaluar shumicën e aktiviteteve sportive, përfshirë edhe punën e shkollave të futbollit, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19.