Mesfushori Behar Maliqi është rikthyer te Prishtina. Lajmin e ka konfirmuar klubi kryeqytetas në faqen zyrtare.
Maliqi 33-vjeçar kishte luajtur për Prishtinën nga viti 2008 deri më 2013. Së fundi ishte pjesë e Llapit.
“Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem te klubi ku jam formuar si lojtar. Falënderoj udhëheqësin e klubit dhe trajnerit për besimin që kanë te unë. Shpresoj që ky vit të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, ka thënë Maliqi.
-
10 gusht 2020 15:56
-
Shpërndaje në: