Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është optimist se Paul Pogba do të nënshkruajë kontratë të re me klubin. Mesfushorit francez kontrata i skadon verën e ardhshme, por thuhet se lojtari ka pranuar të mbetet në “Old Trafford”.
“Që kur u kthye nga lëndimi Pogba luajti një rol të veçantë në skuadrën tonë. Shpresoj se ai do të vazhdojë kontratën dhe mezi pres të punoj me të”, deklaroi Solskjaer. Pogba ishte lidhur me një largim të mundshëm nga Manchester United, me Juventusin dhe Real Madridin që kanë shprehur interesim për të.