Sulmuesi shqiptar Agon Mehmeti ka realizuar një gol të dielën në barazimin 1:1 që Orebro e arriti në shtëpi me Gothenburgun.
Mehmeti realizoi me gol në minutën e 58-të, për epërsinë 1:0 të Orebros. Ndeshja i takoi xhiros së 14-të të elitës së futbollit suedez. Për Mehmetin është goli i katërt i realizuar në elitën suedeze këtë edicion.