Sport

Napoli synon ta befasojë Barçën e pushuar

Napoli synon ta befasojë Barçën e pushuar

Pas pushimit prej tri javësh dhe mundësisë për të përpunuar përfundimin e trazuar në La Liga, Barcelona kthehet në aksion me ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, me të ardhmen e trajnerit Quique Setien që mbetet në dyshim.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën (sot) prej orës 21:00 në “Camp Nou”. Rezultati është i barabartë 1:1 pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Itali, me fituesin që do të sigurojë kalimin në çerekfinale, që do të mbahet në Lisbonë më vonë gjatë këtij muaji, një zgjidhje për garën e ndërprerë në muajin mars shkaku i përhapjes së pandemisë COVID-19, transmeton KOHA.