Sport

Barcelona e lë jashtë listës Dembelen

Barcelona e ka bërë listën e skuadrës për duelin e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, por Ousmane Dembele mbetet jashtë.

Takimi do të zhvillohet në “Camp Nou” në orën 21:00.

Ka shumëçka për t’u brengosur trajneri Quique Setien, për faktin se edhe Arturo Vidal dhe Sergio Busquets janë të suspenduar.

Dembele ka qenë në dyshim për shkak të problemeve muskulore, teksa të gatshëm për lojë nuk do të jenë as Samuel Umtiti, Todibo dhe Arthur Melo që e shkëputi kontratën me “Blaugranan”, raporton Sport në KTV.

Lajm i mirë mund të jetë rikthimi i plotë i Antoine Griezmannit në aspektin fizik, por 100% nuk janë Lenglet dhe Araujo.

Ka dyshime edhe në portierin Marc-Andre Ter Stegen, për të cilin thuhet se mund t’i duhet operim në gju pas përfundimit të sezonit.