U tha nga kampi i Napolit se Lorenzo Insigne është në dyshim për të luajtur kundër Barcelonës, megjithatë ai pritet të jetë titullar të shtunën.
Takimi i parë në “San Paolo” në muajin shkurt mes Napolit e Barcelonës përfundoi 1:1, ndërsa çerekfinalisti do të mësohet në “Camp Nou”, raporton Sporti në KTV.
Insigne ka qenë në dyshim për shkak të një dëmtimi që e mori në muskul gjatë ndeshjes së fundit të sezonit në Serie A kundër Lazios.
Megjithatë, të premten ai ka qenë i pranishëm në gjithë stërvitjen me shokët e skuadrës dhe, siç shkruan “Sky Sport Italia”, “Calcio Napoli” dhe të tjerat, nuk ka pasur dhimbje, e në fazën e sulmit do të jetë bashkë me Mertensin e Callejonin.