Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi pritet të transferohet te klubi nënkampion i Zvicrës, St. Gallen, njofton “Edinburgh News”.
Mësohet se St. Gallen ka arritur marrëveshje me klubin skocez Hibernian për transferimin e Kamberit. 25-vjeçari pritet të arrijë marrëveshje personale me klubin zviceran.
Raportohet se St. Gallen do të paguajë dëmshpërblim gjashtëshifror.