Roma është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit belg Jan Vertonghen. Vertonghenit i ka skaduar kontrata me Tottenhamin dhe mund t’i bashkohet Romës si lojtar i lirë, njoftojnë mediumet italiane.
Roma e ka vlerësuar tepër të lartë shifrën prej 25 milionë euro për të transferuar Chris Smallingun, kështu që ka kthyer sytë nga Vertongheni. Smalling është i huazuar te Roma nga Manchester Unitedi.
Mësohet se për Vertonghenin, Roma do të ofrojë kontratë dyvjeçare, me mundësi për vazhdim edhe për një vit shtesë, me pagë 3 milionë euro për stinor. Për Vertonghenin 33-vjeçar po interesohen edhe Interi e Lazio.