Sport

Interi i Andorrës synon ta tejkalojë Dritën në Champions

 

Te kampioni i Andorrës, Inter Club d’Escalades, e kanë parasysh se shkuarja në Nyon të Zvicrës për turneun preliminar të Championsit nuk do të jetë udhëtim pushimi, por një udhëtim me synime të mëdha.

Pasi shkroi historinë me titullin e kampionit, trajneri i klubit nga Andorra, Adolfo Baines Pilart, synon historinë edhe në garat evropiane. Ai dëshiron që Interi të fitojë turneun preliminar të Ligës së Kampionëve që do të mbahet në Nyon të Zvicrës muajin e ardhshëm.