Manchester City mund ta bëjë Ferran Torresin si blerjen e parë të kësaj vere, si zëvendësues të Leroy Sanes.
Valencia i dëshiron 40 mln funte për Torresin, i cili ka edhe një vit tjetër në kontratë me klubin e La Ligas, por “BBC Sport” mëson se 20-vjeçari e do kalimin në “Etihad Stadium”.
Sulmuesi që përfaqëson Gjermaninë, Sane, e la Cityn për gjigantin gjerman, Bayern Munich. City, i cili përfundoi i dyti në Premier League, pritet që të transferojë edhe qendërmbrojtës këtë verë, transmeton KOHA.
“Duhet të jemi të gatshëm. Kemi shumë pak, kështu që duhet të bëjmë lëvizje të shpejta. E kemi ende Ligën e Kampionëve, dhe duhet të shikojmë para”, ka thënë drejtori i Cityt, Txiki Begiristain për faqen zyrtare të klubit.
City si vendës tani në Champions luan kundër Real Madridit. Ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultatin 2:1.