Joe Hart është opsion i Milanit për edicionin e ardhshëm nëse Gianluigi Donnarumma largohet, raportojnë mediet italiane.
Portieri anglez këtë edicion ishte pjesë e Torinos si i huazuar, mirëpo Manchester City nuk ka vend për anglezin dhe është duke e menduar shitjen e tij, transmeton KTV.
Deri tani të interesuar për portierin 30-vjeçar janë interesuar Liverpool, Everton, Southampton e West Ham United.
Për këtë transferim ka shkruar edhe gazeta torineze Tuttosport, që thotë se ai do të mbetet në Serie A, por me Milanin.