Sport

Anglezët pas Dani Alvesit

Chelsea, Manchester City dhe Tottenham Hotspur, do të bëjnë oferta për ta transferuar Dani Alvesin në afatin kalimtar të verës, nëse mbrojtësi brazilian vendos të largohet, shkruan Daily Mail.

Braziliani erdhi në Torino verën e kaluar si transferim i lirë, ndërsa kontrata i përfundon në qershor të vitit 2018-të, transmeton KTV.

Deri tani, Alves ka kontribuuar me gjashtë gola e shtatë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat me “Bianconerët”.